Banorët me prejardhje shqiptare të lagjeve Zafer dhe Namık Kemal në rrethin Osmangazi organizuan një iftar rrugor masiv, i cili mblodhi rreth 4,500 persona – shumë më tepër se pritshmëritë fillestare prej 3,000 pjesëmarrësve.
Tavolina gjigante e iftarit, e shtrirë për qindra metra, tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe mysafirëve nga qyteti dhe zona të tjera, dhe u dokumentua nga lart me dron.
Ky aktivitet vjetor, i iniciuar dhe organizuar për herë të tretë nga të rinjtë e lagjeve, shënoi një moment të bashkimit dhe solidaritetit në komunitet.
Organizatorët theksuan se qëllimi i këtij eventi është të forcojë lidhjet brenda komunitetit, të ruajë traditat kulturore shqiptare në diasporë dhe të rikujtojë vlerat e fqinjësisë dhe bashkëjetesës.
Ngjarje të ngjashme janë mbajtur edhe vite më parë, duke u bërë tashmë një traditë e rëndësishme për komunitetin shqiptar të Bursës, që mbledh bashkë breza të ndryshëm për të ndarë një moment të veçantë fetar dhe shoqëror.
– YouTube www.youtube.com



Të tjera
Nuk mjafton ndërrimi i këllëfëve, duhet të lani edhe jastëkët
Policia realizon kontroll në Suharekë, gjen n@rkotikë, a*rmë dhe mjete të rrezikshme
Kryeparlamentarja Haxhiu shtroi iftar për gratë e Departamentit të Grave të BIK