Policia gjatë patrullimit ka gjetur një armë zjarri AK-47, dy karikator (njëri i mbushur me 27 fishekë), dy fishekë gjuetie dhe pajisje të tjera ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Radosevikë të Zubin Potokut.
Bëhet e ditur se është identifikuar pronari i shtëpisë, i cili po ashtu posedon edhe një shtëpi në Zubin Potok ku është kryer gjithashtu bastisje.
“Lidhur me rastin është identifikuar pronari i shtëpisë, i cili po ashtu posedon edhe një shtëpi në Zubin Potok në të cilën me urdhër të prokurorit është kryer bastisje dhe janë gjetur: një armë e gjatë AK-47, katër karikator me 120 fishekë. Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia



Të tjera
Kur pini alkool, flisni më mirë gjuhë të huaja
Ja pse nuk duhet të hani hudhër para gjumit
Gjërat të cilat nuk duhet t’i mbani asnjëherë në makinë