Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos ka reaguar në rrjetet sociale pas takimit me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Ajo theksoi se, Shqipëria është një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit.
Kos zbuloi se në diskutimet me Hoxhën, fokusi ka qenë te objektivat për sundimin e ligjit.
Sipas saj, është e nevojshme të zbatohen këto objektiva në mënyrë që të ruhet ritmi në negociata.
“Shqipëria është aktualisht një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në BE. Kjo vjen me pritshmëri të larta. Tani po vazhdojmë me diskutimet mbi objektivat e përkohshme për sundimin e ligjit”, theksoi Kos.
“Së bashku me Ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxha, theksova nevojën për një zbatim të besueshëm të këtyre objektivave për Shqipërinë, për të ruajtur ritmin në negociatat për anëtarësim”, u shpreh Kos.
“Ky është një hap i rëndësishëm për të arritur standardet e BE-së në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe demokracinë”, përfundoi Kos./arsh



Të tjera
SHBA-të dhe aleatët perëndimorë përplasen me Rusinë dhe Kinën mbi programin bërthamor të Iranit
Dëmet që shkaktojnë kufjet
Shpërndahen pajisje bujqësore për 28 fermere në Mitrovicë