Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me ç’rast janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët ndërmjet dy vendeve, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit të Presidencës, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.
“Presidentja theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, duke ritheksuar se kjo aleancë mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
The post Osmani takon Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
SHBA-të dhe aleatët perëndimorë përplasen me Rusinë dhe Kinën mbi programin bërthamor të Iranit
Dëmet që shkaktojnë kufjet
Shpërndahen pajisje bujqësore për 28 fermere në Mitrovicë