Te FC Barcelona është shfaqur një shqetësim i vogël rreth gjendjes së talentit të ri Lamine Yamal. Sipas raportimeve të Diario Sport, sulmuesi i ri nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e mëngjesit për shkak të një ndjenje të përgjithshme shqetësimi fizik.
Kjo situatë vjen vetëm pak ditë pas ndeshjes së parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Newcastle United në Angli, ku katalonasit zhvilluan një duel të fortë.
Megjithatë, te kampi blaugrana nuk ka alarm të madh. Raportohet se Yamal pritet të rikthehet normalisht në stërvitje gjatë ditës së nesërme, në mënyrë që të përgatitet për sfidën e fundjavës ndaj Sevillas
Stafi teknik i Barcelonës po monitoron nga afër gjendjen e 18-vjeçarit, i cili këtë sezon ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në repartin ofensiv.



Të tjera
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Vuçiqi i frikësuar për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri
SHBA-të dhe aleatët perëndimorë përplasen me Rusinë dhe Kinën mbi programin bërthamor të Iranit