Edi Rama shtroi mbrëmë një iftar me rastin e muajit të Ramazanit, pak pasi kishte votuar për të mbrojtur korrupsionin gjigant të qeverisjes së tij.
Për shumë komentues online, ky ishte një iftar turpi, jo vetëm sepse erdhi pas këtij votimi, por edhe për shkak se kush ishte ftuar dhe kush ishte i pranishëm aty.
Megjithatë, disa pamje u bënë virale në rrjetet sociale.
Ato tregojnë se si Edi Rama dhe Linda e tij shpërfillin çiftin presidencial.
Bajram Begaj dhe Zonja e Parë afrohen pranë tavolinës së tyre, kurse Edi Rama mezi denjon t’u hedhë sytë dhe u zgjat dorën me vështirësi.
Para pak ditësh, kreu i opozitës, Sali Berisha paralajmëroi se Edi Rama po bënte një ligj për të bërë që Linda të jetë Zonjë e Parë e Shqipërisë.
Ndërkohë Bajram Begaj është sjellë gjatë kësaj kohe si një vasal i turpshëm i Edi Ramës në presidencë.








Të tjera
Dënimi i rrallë i UEFA-s që s’ka ndodhur që nga 2019-a, mund të shkojë në favor të Realit
Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Fikrim Damkës për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Kurti u dërgon ftesa opozitës, vjen reagimi nga AAK-ja