Kapiteni i Chelseat nënshkruan kontratë të re 6-vjeçare – Ekonomia Online

Kapiteni i Chelseat nënshkruan kontratë të re 6-vjeçare

Kapiteni i Chelseat, Reece James ka firmosur kontratën e re me klubin londinez, e cila do ta mbajë në Londër mbrojtësin deri në vitin 2032.

26-vjeçari, i cili është produkt i akademisë së Chelseas ka bërë debutimin e tij në shtator të vitit 2019.

Kontrata e re do të bazohet në performancën e lojtarit, reprezentuesi anglez do të jetë lojtari më i paguar i Chelseas me një pagë prej 250,000 funta në javë.

James, të cilit do t’i skadonte kontrata në vitin 2028, në të cilën klubi anglez e kishte prioritet bisedimet me lojtarin, ka startuar në 19 nga 26 ndeshjet në Premier Ligë.

‘’Jam jashtëzakonisht i lumtur për të nënshkruar me klubin tim të zemrës, Chelsea do të thotë shumë për mua’’, theksoi Reece James.

James ka fituar Ligën e Kampionëve me Chelsean në vitin 2021, kurse në vitin 2023 kishte pësuar një lëndim i cili e mbajti një kohë të gjatë jashtë fushave të gjelbra.