Turneut prestigjioz të Counter-Strike2, ESL Pro League po i vie fundi.
Sot do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale, teksa Natus Vincere (NAVI) përballet me ekipin FUT.
FUT është ekipi junior i NAVI-t, të cilin para më pak se një viti u detyrua ta shiste, pasi nuk lejoheshin dy ekipe të të njëjtës organizatë të garonin në nivele të njëjta.
Për NAVI-n, njërën prej skuadrave më të suksesshme në këtë lojë, luan talenti kosovar, Drin “makazze” Shaqiri.
Ai ka performuar në nivele jashtëzakonisht të larta në këtë turne dhe mund të shpallet MVP i komplet garës.
Në anën tjetër, për FUT luan Aulon “Krabeni” Fazlija si kapiten apo IGL i skuadrës.
Ndeshja nis nga ora 15:45 dhe fituesi kualifikohet në finale të kësaj gare, aty ku e pret fituesi i duelit tjetër mes Aurora dhe Astralis.



Të tjera
Rushiti: Kërkesa më erdhi edhe nga partnerë ndërkombëtarë
Pesë ushqime që zvogëlojnë shenjat e plakjes dhe mbrojnë nga stresi
Rushiti: Kandidatura ime s’ishte për pushtet, po për stabilitet