Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga 15 marsi do të nisë zbatimi i plotë i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Veturat.
Analisti politik Halil Matoshi e ka vlerësuar pozitivisht këtë vendim, ku tha se një shumicë etnike, politike apo kulturore gjithmonë ka përgjegjësi ndaj pakicave dhe se në këtë kontekst hapi i kryeministrit Kurti është i drejtë dhe etik.
“Një shumicë etnike apo politike e kultutore githmonë dhe gjithku është përgjegjëse për pakicat dhe në këtë kontekst, hapi i Kryeministrit kosovar Albin Kurti është i drejtë dhe etik”, tha ai.
Matoshi thekson, se me këtë vendim Kurti ka dëshmuar lidership dhe përgjegjësi politike.
Ai vlerëson se suksesi i një shteti në arenën ndërkombëtare varet edhe nga mënyra se si trajtohen pakicat.
“Kurti me këtë vendim dëshmoi lidership dhe përgjegjshmëni, sepse politika është kompromis dhe bashkëpunim në mirëbesim. Një lider shtetëror duhet gjthnjë me e ditë se qeverisë me bashkësi njerëzore dhe me to duhet të sillet me empati e humanizëm. Suksesi i një shteti në arenën ndërkombëtare varet edhe nga mënyra se sitrajtohen pakicat. Kurti ka bërë sot një punë të mirë”, përfundoi Matoshi, për GazetaBlic.



Të tjera
444 veprime në dy muaj, aksione për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë
Kurat natyrale kundër kollitjes dhe problemeve me frymëmarrjen
The*rje me thi*kë në Aktash të Prishtinës