Trajneri i Espanyolit, Manolo Gonzalez ka folur para ndeshjes së nesërme me Mallorcan.
Në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga, Espanyoli do të jetë mysafir i Mallorcas në “Son Moix”, me ndeshjen që luhet nga ora 14:00.
Në konferencën për media para kësaj përballjeje, trajneri i Espanyolit ka folur veçanërisht për sulmuesin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin.
Ai tha se Muriqi është në formë të mirë, tash e disa vjet.
“Ai është lojtar shumë i fuqishëm. Ka pasur paraqitje shumë të mira tash e disa vjet”, ka deklaruar trajneri Gonzalez.
Ai theksoi se, edhe kur i studion lëvizjet e tij, mbulimi i tij sërish mbetet shumë sfidues.
“Është njësoj sikur me Messin që e dije se do të driblonte nga e majta dhe ai sërish ia dilte. Duhet ta mbajmë atë larg portës sa më shumë që mundemi sepse ai është në gjendje të shënojë gola nga çdo pozitë”, tha ai.
Vedat Muriqi ka shënuar 18 gola në këtë sezon të La Ligës, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë në elitën e futbollit spanjoll, pas superyllit të Real Madridit, Kylian Mbappes.



Të tjera
444 veprime në dy muaj, aksione për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë
Kurat natyrale kundër kollitjes dhe problemeve me frymëmarrjen
The*rje me thi*kë në Aktash të Prishtinës