Reagimi i parë i Faton Pecit pasi fitoi Mitrovicën

444 veprime në dy muaj, aksione për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë

Në një reagim publik, Peci tha se ekzekutivi komunal është përballur me një gjendje të rëndë të trashëguar nga pushteti i kaluar, duke përmendur probleme si uzurpimi i pronës komunale, ndërtimet pa leje, shfrytëzimi i pronës komunale për vite nga persona të afërt me ish-pushtetin pa përmbushur obligimet ligjore, si dhe trajtimi selektiv i rasteve.

Sipas tij, ndër sfidat e trashëguara janë edhe mosrespektimi i kontratave, mungesa e veprimit ndaj deponive ilegale brenda qytetit, ndërhyrjet e “politikës ditore” në zbatimin e vendimeve përfundimtare, shfrytëzimi i terasave komunale pa pagesë, parkingjet publike të uzurpuara, si dhe funksionimi i tregut të gjelbër në rrugë dhe trotuare.

Peci theksoi se gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë disa masa konkrete nga organet komunale dhe inspektorati.

Sipas tij: 6 objekte janë rrënuar ose larguar, ndërsa 14 të tjera janë në proces;6 ndërtime pa leje janë ndërprerë;janë realizuar 166 veprime për lirimin e hapësirave publike;

janë organizuar aksione të rregullta javore për risistemimin e tregut;

janë ndërmarrë aksione në transportin rrugor për mbrojtjen e konsumatorëve nga rritja abuzive e çmimeve;

në 5 objekte janë vendosur shirita për mosrespektim të dispozitave ligjore;rreth 60 reklama të vendosura kundërligjshëm janë larguar nga hapësirat publike;

janë shqiptuar 22 gjoba ndaj shkelësve të ligjit.

Ai shtoi se janë zhvilluar edhe inspektime të rregullta me inspektorët sanitarë për zbatimin e ligjit kundër duhanit në hapësirat e mbyllura publike, duke përfshirë gjoba dhe mbyllje lokalesh.

Peci nënvizoi gjithashtu se për herë të parë po zbatohet një praktikë e qartë e përgjegjësisë ligjore ndaj uzurpatorëve të pronës komunale.

“Në rastet kur uzurpatorët nuk i rrënojnë objektet brenda afatit ligjor, Komuna ndërhyn për rrënimin e tyre, ndërsa shpenzimet obligohen t’i mbulojnë vetë uzurpatorët”, ka deklaruar ai.

Në fund, kryetari i Mitrovicës theksoi se komuna mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe trajtimin e barabartë të qytetarëve, duke shtuar se “askush nuk është mbi ligjin”.

Postimi i Plotë:

Ja çfarë është qeverisja efikase

Dy ditë pa u bërë dy muaj nga emërimi i ekzekutivit, vetëm në njërën nga drejtoritë janë ndërmarrë 444 veprime.

Përballë një gjendjeje të rëndë të trashëguar nga pushteti i kaluar me:

•Uzurpim i pronës komunale

  • Ndërtime pa leje
    •Shfrytëzim i pronës komunale me dekada nga njerëz të afërt me ish pushtetin pa kryer oblgimet ligjore ndaj komunës
  • Trajtim i rasteve në mënyrë Selektive
  • ⁠Mosrespektim i kontratave
  • Mungesë veprimi ndaj deponive ilegale brenda qytetit
  • Ndërhyrja e “politikës ditore” në ekzekutimin e vendimeve përfundimtare
  • Shfrytëzim i terasave komunale pa paguar detyrimet
  • Shitës ambulantë në çdo cep të qytetit⁠
  • Parkingje publike të uzurpuara
  • Anekse të lokaleve që nuk i paguanin asnjë cent komunës e shumë shkelje të tjera
  • Tregu i gjelbër që operonte në rrugë e trotuare

Disa nga vendimet dhe veprimet që kemi ndërmarrë deri tani:

  • 6 objekte janë rrënuar/larguar dhe 14 të tjera janë në proces
  • 6 ndërtime pa leje janë ndërprerë
  • 166 veprime për lirimin e hapësirave publike
  • Aksione të rregullta javore për risistemimin e tregut
  • Aksione në transportin rrugor për mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e rritjes abuzive të çmimeve për udhëtarët
  • ⁠Vendosja e shiritave në 5 objekte për mosrespektim të dispozitave ligjore
  • Rreth 60 reklama të vendosura kundërligjshëm janë larguar nga hapësirat publike
  • Largim i plotë i mbetjeve të shitësve ambulantë tek Liqeni Akumulues
  • 22 gjoba të shqiptuara ndaj shkelësve të ligjit
  • Inspektime të rregullta me inspektorët sanitarë për zbatimin e ligjit kundër duhanit në hapësirat e mbyllura publike (gjoba dhe mbyllje lokalesh)
  • Ndalim i punimeve të paautorizuara në hapësira publike (rrugë dhe trotuare)

Vlen të theksohet se për herë të parë po zbatohet një praktikë e qartë e përgjegjësisë ligjore: në rastet kur uzurpatorët nuk i rrënojnë objektet brenda afatit të përcaktuar ligjor, Komuna ndërhyn për rrënimin e tyre, ndërsa shpenzimet obligohen t’i mbulojnë vetë uzurpatorët.

Mbesim të përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe trajtimin e barabartë të qytetarëve.

Askush mbi ligjin!