Pranvera Hyseni shpërblehet me çmimin “Stephen E. Dwornik” në ShBA

Pranvera Hyseni shpërblehet me çmimin “Stephen E. Dwornik” në ShBA

Astronomja kosovare, Pranvera Hyseni është shpërblyer me një nga çmimet më prestigjioze në astronominë planetare. Ajo është shpallur fituese e Çmimit “Stephen E. Dwornik” në Astronomi Planetare, i ndarë nga Divizioni Planetar i Shoqatës Amerikane të Gjeologjisë, për prezantimin më të mirë shkencor në nivel doktorature.

Ky vlerësim i rëndësishëm u dha në kuadër të Konferencës së Shkencave Planetare dhe Hënore, e mbajtur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një konkurrencë të fortë me mbi 2000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, prezantimi i saj u dallua për cilësinë e lartë shkencore, qartësinë dhe kontributin e veçantë në fushën e astronomisë planetare.

Ky sukses përbën një dëshmi të përkushtimit dhe potencialit të madh të studiuesve të rinj në arenën ndërkombëtare shkencore, duke e vendosur emrin e saj dhe të vendit që përfaqëson në një nivel të lartë vlerësimi global./