Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka bërë një njoftim lidhur me Programin për Subvencionimin e Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme.
Në njoftim thuhet se nga nesër, qytetarët që kanë plotësuar kriteret dhe nuk e kanë pranuar subvencionin për muajt dhjetor dhe janar, si dhe të gjithë përfituesit për muajin shkurt, do të mund të përfitojnë subvencionin direkt në faturat e tyre.
“Ky program ka për qëllim të ofrojë lehtësim në shpenzimet për energji elektrike për familjet më në nevojë, në mënyrë që familjet e cenueshme të mund të përballojnë më lehtë kostot e konsumit të energjisë”, thuhet në njoftim./



Të tjera
Lajm i keq për Juventusin, lëndohet Kenan Yildiz – s’luan në ndeshjen vendimtare
Merz propozoi anëtarësimin e asociuar të Ukrainës në BE, Zelensky: Do të ishte e padrejtë
Kurti: Po vazhdojmë restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore