Ekipit të mbrojtjes së Kadri Veselit i shtohet edhe një avokat

Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, përkundër që gjykimi ka përfunduar

Gjykata Speciale me seli në Hagë ia ka vazhduar paraburgimin ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, transmeton KosovaPost.

Kjo masë u mor përkundër që procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së ka përfunduar.

“Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit të datës 16 mars, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit”.

“Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që i akuzuari mund ta pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë krime të tjera”, thuhet në vendimin e kësaj gjykate.