Katari ka njoftuar se një sulm nga Iran ka shkaktuar zjarr në zonën industriale të gazit në Ras Laffan, në bregdetin verior të vendit.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Katarit, mbrojtja civile është angazhuar për të vënë nën kontroll flakët në një nga objektet kryesore të gazit të vendit, pas goditjes së raportuar nga Irani.
Ngjarja vjen pasi Teherani paralajmëroi se do të shënjestrojë infrastrukturën energjetike në rajonin e Gjirit, në përgjigje të sulmeve të përbashkëta të Shtetet e Bashkuara dhe Izrael ndaj objekteve të tij të gazit.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi dëmet apo nëse ka persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm./euronews



Të tjera
Rrushi i thatë është i shëndetshëm, por nuk rekomandohet për të gjithë
Mund të kemi dy palë zgjedhje në vitin 2026
Bashkimi shpallet për herë të parë kampion i Ligës Unike të Femrave