Emisari i BE’së për Dialogun, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimin që ka pasur me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, ambasadorin Jan Pierre Lacroix. Sorensen e ka njoftuar atë me marrëveshjen e fundit të arritur me Qeverinë Kurti sa i përket zbatimit të Ligjit për të Huajt.
Diplomati danez ka thënë se marrëveshja me Kurtin u bë e mundur falë frymës konstruktive dhe pragmatike.
Sorensen gjithashtu ka treguar se kanë folur për nevojën e avancimit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.
“Pata një bisedë të mirë mbi zhvillimet e fundit në Dialog , frymën konstruktive dhe pragmatike që e bëri të mundur marrëveshjen e fundjavës së kaluar dhe nevojën për të avancuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023. Pres me padurim më shumë diskutime në UN javën e ardhshme.”, ka shkruar Sorensen.



Të tjera
Mund të kemi dy palë zgjedhje në vitin 2026
Bashkimi shpallet për herë të parë kampion i Ligës Unike të Femrave
Mënyra më e mirë për të humbur peshë pa qenë kurrë të uritur