Skuadra e Bashkimit në kategorinë e femrave ka shkruar histori duke fituar për herë të parë Ligën Unike të Femrave, pas një finale interesante ndaj Peja 03 me rezultat 73-63.
Finalja, e zhvilluar në Prizren, ka dhuruar emocione, pasi prizrenaset kanë bërë një rikthim sensacional. Ato kanë qenë në disavantazh të thellë prej njëzet e dy pikësh në çerekun e dytë (40-18), por në pjesën e dytë ka ndryshuar gjithçka, duke përmbysur rezultatin dhe duke siguruar fitoren historike.
Lojtarja Alexis Mead është shpallur MVP e “Final 4”, duke qenë vendimtare në suksesin e Bashkimit. Çmimi është dorëzuar nga Sekretarja e Përgjithshme e Federata e Basketbollit e Kosovës, Elvira Dushku.
Ndërkohë, trofeu i kampionit i është dorëzuar kapitenes së Bashkimit, Aulona Muhadri, nga Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.



Të tjera
Shëro ftohjet me çaj kamomile
Konsumimi i tepërt i sheqerit mund të dëmtojë trurin
Prindërit nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm gjashtë vjet pas lindjes së fëmijës