Ekspertja shqiptare në industrinë globale të teknologjisë, Drena Kusari, ka marrë një rol të ri të rëndësishëm në gjigantin teknologjik Microsoft.
Përmes një postimi në rrjetin LinkedIn, Kusari njoftoi se ka nisur zyrtarisht punën si “Corporate Vice President” dhe “General Manager” në këtë kompani.
“Jam e lumtur të ndaj se po filloj një pozitë të re si Corporate Vice President dhe General Manager në Microsoft!”, ka shkruar Kusari në njoftimin e saj.
Ky pozicion konsiderohet ndër nivelet më të larta drejtuese në strukturën e kompanisë, duke e vendosur Kusarin në mesin e drejtuesve të lartë të një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë. Emërimi i saj përbën një tjetër histori suksesi për gratë shqiptare në industrinë globale të teknologjisë.



Të tjera
Fluturimet dhe udhëtarët në Kosovë shënojnë rritje në fillim të 2026-ës
Pse duhet të hani ullinj çdo ditë
Kemi njoftuar BE-në, kufiri ynë është i sigurtë