Vendet nordike vazhdojnë të dominojnë renditjen globale të lumturisë, sipas raportit më të fundit ndërkombëtar.
Raporti vjetor për lumturinë në botë e ka shpallur sërish Finlandën si vendin më të lumtur në glob, për të nëntin vit radhazi. Pas saj renditen Islanda dhe Danimarka, duke e bërë rajonin nordik dominues në krye të listës.
Në mesin e vendeve më të renditura lart, një performancë të veçantë këtë vit ka shënuar edhe Kosta Rika, e cila është pozicionuar në vendin e katërt – rezultati më i mirë ndonjëherë për një shtet nga Amerika Latine. Lista vijon më pas me Suedinë dhe Norvegjinë në vendet e pestë dhe të gjashtë.
Në dhjetëshen e parë përfshihen edhe Holanda, Izraeli, Luksemburgu dhe Zvicra, duke dëshmuar një prani të fortë evropiane në këtë renditje globale.
Kosova këtë vit është renditur në vendin e 16-të, duke lënë pas disa vende të zhvilluara si Gjermania, Austria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen në vendin e 23-të, Kanadaja në të 25-in dhe Mbretëria e Bashkuar në vendin e 29-të. Për të dytin vit radhazi, asnjë nga vendet anglishtfolëse nuk ka arritur të futet në mesin e dhjetë vendeve më të lumtura në botë.
Renditja sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, it, ku qytetarët nga 147 vende vlerësojnë jetën e tyre në një shkallë nga 0 deri në 10. Studiuesit analizojnë faktorë si të ardhurat për frymë, jetëgjatësia, liria individuale, mbështetja sociale dhe perceptimi i korrupsionit për të përcaktuar nivelin e lumturisë në secilin vend.



Të tjera
Hoti sqaron bartjen e zyrave për vlerat e luftës dhe rastin e fëmijës 5-vje
Zakonet që duhet t’i shtoni në rutinën tuaj për të qëndruar në formë
Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidentin, duhet maturi