Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, përcjell KosovaPost.
Në mesazhin e tij, Haradinaj ka uruar Bashkësinë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, si dhe të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen.
Ai ka theksuar se kjo festë e shenjtë, që vjen pas muajit të Ramazanit, bart me vete vlera të rëndësishme të solidaritetit dhe mbështetjes për njëri-tjetrin.
“Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, harmoni dhe gëzim”, thuhet në urimin e Haradinajt.



Të tjera
Rigoni, thesari i maleve tona
Sot xhiroja e fundit në Ligën e Parë, gjashtë skuadra në garë për Superligë
Maqedonci mirëpret raportin e SHBA-së që konfirmon mbështetjen ndaj FSK-së