Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar sot qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“Mirëmëngjes dhe me fat të gjithëve Fitër Bajrami! Uroj që agjërimi dhe lutjet tuaja të jenë pranuar”, shkruan Kryeministri në mesazhin e tij. Ai thekson se kjo ditë e gëzimit dhe begative, e kaluar mes të afërmve, duhet të na gjejë më falënderues për të mirat që kemi, më solidarë me ata që kanë më pak dhe më të vëmendshëm ndaj përmirësimit si individë dhe si shoqëri.
Kurti gjithashtu nënvizon rëndësinë e kujdesit ndaj fëmijëve: “Në këtë ditë Bajrami, kur mëshira zbret dhe zemrat pastrohen, le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë. Kujdesi i vërtetë nuk lind nga shërimi, por nga mbrojtja – në ushqimin që u japim, në trupin që ua mbrojmë dhe në dijen që ndriçon mendjen e shpirtin e tyre. Le të mos presim sprovën për të treguar mirësi, respekt dhe përkushtim ndaj fëmijëve”,ka uruar Kurti.



Të tjera
Si ndikojnë femrat inteligjente në jetën e një mashkulli
Napoli feston 100-vjetorin, inaugurohet murali gjigant në “Maradona”
Haxhiu viziton Tërnavën, uron qytetarët për Fitër Bajramin