Sipas sondazheve të fundit, Kroacia renditet e para ndër vendet evropiane për nivelin më të lartë të kundërshtimit ndaj një sulmi të mundshëm nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Republikës Islamike të Iranit, përcjell Kosova Post.
Një sondazh i publikuar së fundmi nga Radiotelevizioni Kroat (HRT) tregon se mbi 77.4% e qytetarëve kroatë janë kundër një ndërhyrjeje ushtarake ndaj Iranit. Ky rezultat e vendos Kroacinë në krye të listës së vendeve evropiane me qëndrim më kritik ndaj një skenari të tillë.
Më herët, Spanja mbante vendin e parë në këtë drejtim, me rreth 68% të qytetarëve që shpreheshin kundër një sulmi ndaj Iranit.
Rezultatet e këtyre sondazheve reflektojnë një prirje në rritje të opinionit publik në Evropë kundër përshkallëzimit të tensioneve dhe ndërhyrjeve ushtarake në Lindjen e Mesme.



Të tjera
Çfarë po ndodh me Chelsean? Tash e dërrmon Evertoni
KFORI të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Personi që u vr*a sot ishte ish-luftëtar i UÇK-së