Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar rreth rastit të vrasjes që ndodhi në Klinë ku Faruk Isufi dyshohet se u privua nga jeta nga vëllai i tij.
Haradinaj në Facebook shkruan Se Farukun e kishte bashkëluftëtar si dhe i njëjti ishte edhe aktivist i hershëm i AAK-së.
“I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina. Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angazhimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta.Faruku ishte aktivist i hershëm i Aleancës, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën rastin ta njohin nga afër”.
“Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve në Aleancë. Faruku u prehtë në paqe”, shkruan ai, transmeton KosovaPost.




Të tjera
Kjo është 67-vjeçarja që vdiq, pasi ra nga Ura e Moglicës
Numri i të vdekurve në lu*ftë rritet ndjeshëm në Iran — ky është bilanci tronditës i fundit
Pesë rregullat themelore të bukurisë