Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me rastin e fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025, si dhe zgjedhjen për një mandat të ri në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka pranuar një mori urimesh.
“Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz; presidenti i Francës, Emmanuel Macron; kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babish; kryeministri i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden; ambasadori jorezident i Shtetit të Katarit, Jabor bin Ali Al Dosari; janë në mesin e liderëve dhe përfaqësuesve të shteteve, udhëheqësve të institucioneve dhe organizatave të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale, përfaqësuesve politikë, aktivistëve dhe veprimtarëve që kanë uruar kryeministrin Kurti”, thuhet në komunikatë.
Krahas vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet, institucionet dhe organizatat përkatëse, elemente thelbësore në urimet e pranuara nga kryeministri Kurti ishin mbështetja për integrimin euro-atlantik, reformat, luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, thekson tutje Kryeministria.



Të tjera
Mbyllet pa fitues ndeshja mes Dukagjinit dhe Prishtinës së Re
Drita fiton derbin e Anamoravës, shkëputet në krye
Pse nuk duhet të hani të vetmuar?