Pas 36 viteve, familja Bunjaku rikthen banesën në veri të Mitrovicës e uzurpuar nga një serbe

Pas 36 viteve, familja Bunjaku rikthen banesën në veri të Mitrovicës e uzurpuar nga një serbe

Gazetarja Syzana Hajredini ka publikuar disa fotografi, ku ka treguar se familja Bunjaku ka rikthyer banesën e tyre në veri të Mitrovicës.

Sipas Hajredinit, banesa ishte uzurpuar nga një serbe që na viti 1990.

“Pas shumë vitesh, halla dhe burri i saj (Vjollca Bunjaku Sami Bunjaku) arritën ta rimarrin banesën e tyre në veri të Mitrovicës, të cilën një serbe ua kishte marrë që nga viti 1990.

Sot janë shumë të lumtur që më në fund e kanë rikthyer pronën e tyre dhe kanë filluar ta rinovojnë për t’u kthyer përsëri” – ka shkruar Hajredini.