Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, theksuan nevojën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit gjatë një bisede telefonike, tha një zëdhënës i qeverisë britanike.
Një zëdhënësi deklaroi se mbrëmë Trump dhe Starmer diskutuan situatën aktuale në Lindjen e Mesme, dhe në veçanti nevojën për të rihapur Ngushticën e Hormuzit në mënyrë që të rifillojë trafiku detar global, raportoi Sky News.
“Ata ranë dakord se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është e nevojshme për të siguruar stabilitetin në tregun global të energjisë. Ata ranë dakord të flasin përsëri së shpejti”, tha zëdhënësi.



Të tjera
FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani
Kosova synon finalen e “play-off”-it për Botërorin 2026
Mos i hani këto lloj patatesh të skuqura, mund t’iu helmojnë