Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda në një konferencë për media para ndeshjes më Sllovakinë ka folur edhe për penalltitë.
Ai, ka thënë se janë përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm, raporton Ekonomia Online.
“Jemi përgatitur për të gjithë skenarët. Sigurisht edhe penalltitë. Kemi analizuar shumë mirë kundërshtarin dhe jemi të përgatitur për të gjithë skenarët. Mirëpo është diçka tjetër penalltia në ushtrime dhe në ndeshje. Mund t’i ushtrojmë 1000 gjuajtje në penallti, por në ndeshje është diçka tjetër. Por kemi ide të qartë se kush do t’i godiste penalltitë, kështu që jemi mirë të përgatitur edhe për to”, ka thënë Foda.
Foda, theksoi se ndeshja do të jetë e vështirë, mirëpo sipas tij lojtarët janë të përgatitur.



Të tjera
Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale
Yjet e Kosovës mbërrijnë në Prishtinë për sfidën me Sllovakinë
Pse njerëzit po heqin dorë nga markat e famshme?