Dështimi i 33’të në Kuvend, Kushtetuesja thotë se po i “shqyrton të gjitha aspektet e çështjes”: Njoftojmë me kohë

Kur do të merret vendimi për dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit? – Flasin nga Gjykata Kushtetuese

Kanë mbetur edhe shtatë ditë që të përfundoj pezullimi i Kuvendit të Kosovës nga Gjykata Kushtetuese. Saktësisht sipas një vendimi të kësaj Gjykate, Kuvendi nuk do të mund të mbaj asnjë seancë deri më 31 mars.

Ky vendim ka ardhur pasi në këtë Gjykatë është dorëzuar për shqyrtim dekreti i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit pasi Presidenti nuk ka arritur të zgjidhet me datën 5 mars.

Kjo kërkesë është bërë nga partia në pushtet, LVV dhe ende nuk është marrë vendim për të.

Gjykata Kushtetuese në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se kjo kërkesë po shqyrtohet.

“Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar. Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, kanë thënë nga Gjykata Kushtetuese për lajmi.net.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ditë më parë vendosi të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe atë të 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dekretin e presidentes, Vjosa Osmani.

Përmes vendimit që Gjykata Kushtetuese pritet ta marr deri më datë 31 mars, do të kuptohet nëse do të ketë një mundësi tjetër për zgjedhjen e Presidentit apo vendi do të shkoj në zgjedhje.