Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, transmeton KosovaPost.
Në komunikatë bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Ndër të tjera, Osmani ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në proceset kyçe të shtetndërtimit, zhvillimit demokratik dhe avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Me këtë rast, presidentja e falënderoi ambasadorin Rudolph për kontributin e tij personal në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë gjatë mandatit të tij, duke rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur të Kosovës.



Të tjera
38 mendime të nxjerra nga jeta nga një grua 90-vjeçare
Pensionohet Podolski, kampioni i botës
4 bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm