Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një konferencë për media ku ndër të tjerash foli edhe për presidenten Vjosa Osmani.
Ai tha se është koha e duhur që presidentja Osmani t’i kërkoj falje qytetarëve të vendit.
“…se në ato që besoi dikur nuk kanë ndodhur, se ka realizuar atë pritje atë besim që ndoshta e pati presidentja, pra nëse nuk e ka tash”, tha Haradinaj.
Ai po ashtu tha se s ai përket deklaratave të deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, ata as nuk flasin vetë por e kanë përfaqësuesen e tyre Dejona Mihali, që s’i lë as të flasë.
“Tek z.Bajqinovci e të tjerët kuptohet se i kanë të shkruara prej Dejonës çka me thanë, se ata nuk flasin me mendjen e vetë, pra fatkeqësisht janë rob pa e marrë porosinë e heshtin. Në rastin konkret mendoj se Kurti veprimin më të mirë që kish mund me e bë përveç dorëheqjes së vet, me e çliru Kosovën nga një agjendë e dyshimtë, pra kjo zonja Mihali e Bajqinovcit po i them të gjithëve se në qeverisjen tonë tonë është realizu statusi i Trepcës, tani shihni si i kanë lënë minatorët, Ushtria e Kosovës, tri ligje të ushtrisë, pavarësimi energjetik dhe në atë kohë Radojiciq ka rënë në konflikt me ligjin, ligji e ka ndjek jo unë” ,tha Haradinaj.



Të tjera
Receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë
Viktor Buzhala aderon në Guxo
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”