Trajneri gjerman, Jürgen Klopp ka hedhur poshtë spekulimet e fundit që e lidhnin me një kalim te Real Madrid, duke i cilësuar ato si “tërësisht të pavërteta”.
Në një deklaratë për media, ish-trajneri i Liverpool theksoi se nuk ka pasur asnjë kontakt apo ofertë nga klubi madrilen.
“Nuk është e vërtetë. Nuk kam marrë kurrë ndonjë ftesë nga Real Madridi. Këto janë vetëm spekulime, nuk kanë lidhje me realitetin”, është shprehur Klopp, transmeton klankosova.
Ditët e fundit, mediet evropiane kishin raportuar për një interes të mundshëm të klubit spanjoll ndaj trajnerit gjerman, duke e përmendur atë si një nga kandidatët potencialë për të ardhmen e stolit.
Megjithatë, reagimi i Klopp i ka shuar këto zëra, duke konfirmuar se aktualisht nuk ekziston asnjë lidhje mes tij dhe gjigantit spanjoll.



Të tjera
Kjo është pija që djeg kaloritë
Familja Haradinaj dhe luftëtarët tjerë dëshmuan se përpjekja për liri nuk thyhet
Dalin në shitje biletat për ndeshjen e Kosovës më 31 mars ndaj Turqisë ose Rumanisë