Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 27 vjetorin kur NATO nisi bombardimet mbi objektivat serbe. Haxhiu thotë se intervenimi i NATO-s ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës.
“Si përgjigje ndaj ciklit të dhunës që kishte marrë trajtë gjenocidi dhe politikave të regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës, 19 vende të NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën fushatën ajrore mbi caqet policore dhe ushtarake serbe për 78 ditë”, ka shkruar kryekuvendarja në përvjetorin e 27 të sulmeve të NATO-s mbi caqet serbe.
Sipas saj, gjatë kësaj periudhe, ndërhyrja e NATO-s nga ajri dhe qëndresa e UÇK-së në terren u ndërthurën në një çast përcaktues për Kosovën.
“Nderojmë, me mirënjohje, rolin vendimtar të NATO-s, sakrificën e UÇK-së dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës. Jemi përherë falënderues për mbështetjen e miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë që nuk na lanë vetëm në momentet më të vështira”, ka shkruar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.



Të tjera
Synimi ynë është fuqizimi i kapitalit vendor
Liria e Kosovës dhe paqja në rajon erdhën falë aleancës
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Rama takohet me Gashanin