Dogana e Kosovës po merr pjesë në Sesionin e 46-të të Komitetit të Zbatimit të Organizata Botërore e Doganave, i cili po zhvillohet në Bruksel.
Dogana, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ky sesion shërben si platformë kyçe për diskutimin e prioriteteve strategjike dhe operacionale në fushën e zbatimit doganor. Në fokus janë përmirësimi i kornizës rregullative, zhvillimi i instrumenteve moderne të zbatimit, si dhe rritja e përdorimit të teknologjisë dhe analizës së të dhënave në proceset operative, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, në njoftim theksohet se kontributi i Doganës së Kosovës në këtë kuadër reflektohet edhe në rezultate konkrete.
“Në operacionin ndërkombëtar “STOP IV” të Organizata Botërore e Doganave, Kosova është renditur e 7-ta nga 119 shtete pjesëmarrëse, në luftën kundër mallrave të falsifikuara. Ky pozicionim nënvizon përkushtimin institucional dhe kapacitetet profesionale në zbatimin efektiv të ligjit dhe mbrojtjen e tregut”, thuhet në njoftim.
Pjesëmarrja aktive në këto mekanizma ndërkombëtarë konfirmon rolin e Doganës së Kosovës si një partnere e besueshme dhe kontribuese në kuadër të Organizata Botërore e Doganave, e angazhuar në avancimin e standardeve doganore dhe në forcimin e bashkëpunimit global kundër aktiviteteve të paligjshme.
I themeluar në vitin 1983, Komiteti i Zbatimit mbetet një nga organet më të rëndësishme statutore të organizatës.



Të tjera
Hadërgjonaj optimist para lojës me Sllovakinë dhe për kualifikim në Botëror
Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane
Çfarë shohin meshkujt në fillim te femrat