Haxhiu merr pjesë në ekspozitën ‘M@sakrat në Kosovë 1998 – 1999’

Haxhiu merr pjesë në ekspozitën ‘M@sakrat në Kosovë 1998 – 1999’

Organizatat INTEGRA dhe Admovere kanë hapur ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, përcjell KosovaPost.

Në hapje të kësaj ekspozite ka marrë pjesë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se “Republika e Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë”.

“Ekspozita ‘Masakrat në Kosovë 1998-1999’. Nuk është e lehtë të ecësh mes këtyre dëshmive, por është e domosdoshme për të kuptuar thellësinë e dhimbjes dhe padrejtësitë e përjetuara. Çdo panel rrëfen një krim të rëndë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë, krime të kryera nga forcat serbe, dhe sjell para nesh një të vërtetë që nuk mund të fshihet apo të mohohet. Republika e Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë. Lavdi të rënëve për liri! Kjo ekspozitë u organizua nga INTEGRA dhe Admovere”, ka shkruar ajo në “Facebook”.