Vildane Latifi është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Administrates në Fushë-Kosovë. Latifi nga AAK-ja e kishte përkrahur Prebrezën edhe në balotazh dhe duket se kjo tashmë i është shpaguar me post.
“Sot, në kuadër të angazhimeve për forcimin dhe avancimin e administratës komunale, Vildane Latifi është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës.
Me këtë rast, i urojmë suksese në ushtrimin e detyrës së re, duke shprehur besimin se përvoja dhe përkushtimi i saj do të kontribuojnë në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftimin e kryetarit Prebreza



Të tjera
Presidentja Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë
Arsyet për gëzim e lumturi
T’i lëmë anash inatet e ta zgjedhim presidentin e ri, s’ka nevojë për zgjedhje