Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se rruga Pejë – Rozhajë, në pikë kalimin kufitar Kullë, tashmë është e kalueshme për kamionët, transmeton KosovaPost.
Kjo rrugë, siç kujton QKMK, ishte bërë e pakalueshme si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi.
Njoftimi:
Ju njoftojmë se pas kontakteve me policinë e Malit te Zi në PKK Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas, është e kalueshme për mjetet e transportit të mallrave (kamionë), e cila ishte e pakalueshme si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi.
Për më shumë informata kontaktoniQKMK, në numrat:
04519800, 045198606 dhe pa pagesë 080050095.



Të tjera
Kështu ndikon tymi i duhanit tek bimët e shtëpisë
Vendi s’duhet të shkojë në zgjedhje për shkak të pakënaqësive të opozitës
Situata në Ngushticën e Hormuzit nuk do të kthehet në gjendjen e mëparshme