Nëse nuk e mposhtim Rumaninë, Kosovën dhe Sllovakinë nuk e meritojmë Botërorin – Ekonomia Online

Nëse nuk e mposhtim Rumaninë, Kosovën dhe Sllovakinë nuk e meritojmë Botërorin

Kryetari i Federatës së Futbollit të Turqisë, Ibrahim Haciosmanoglu, ka folur para ndeshjes gjysmëfinale të playoff-it, ku nesër me fillim nga ora 18:45, kombëtarja turke do të përballet me Rumaninë.

Në rast të fitores, turqit në finalen për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror që mbahet sivjet në ShBA, Kanada dhe Meksikë do ta ketë Kosovën ose Sllovakinë, varësisht se çfarë rezultati do ta nxjerrin këto dy kombëtare që luajnë po ashtu nesër.

E i pari i Federatës turke të futbollit, deklaroi se vendi i tij nuk e meriton botërorin nëse nuk mund t’i mposhtë kundërshtarët si: Rumania, Kosova ose Sllovakia.

“Nuk është mirë të flasësh me mburrje, por nëse nuk mund t’i mposhtim Rumaninë, Kosovën dhe Sllovakinë, atëherë nuk duhet të shkojmë në Amerikë. Gjithmonë e kam thënë këtë, disa miq ofendohen, por unë nuk po e quaj askënd pa karakter; ne kemi një ekip shumë të mirë për sa i përket cilësisë dhe karakterit. Ata meritojnë gjithçka. Morëm një short shumë të mirë në Amerikë. Zoti na dhëntë forcën për t’i kaluar këto dy ndeshje pa probleme”, u shpreh Haciosmanoglu për TRT-në.