Kosova nesër do të përballet me Sllovakinë në Bratisllavë në ndeshjen historike të “play-off”-it në kuadër të kualifikimeve në Kupën e Botës.
Në Bratisllavë nesër pritet ndryshim i kushteve atmosferike, ku moti pritet të jetë me shi dhe temperatura më të ulëta.
Trajneri i Kosovës, Franco Foda tha se ‘Dardanët’ tashmë e kanë dëshmuar që mund të luajnë në kushte të tilla duke shtuar se terreni do të jetë i njëjtë për të dy ekipet.
“Tashmë më kanë treguar asistentët që do të ketë shi dhe do të jetë ftohtë. Fusha nuk do të jetë në gjendjen më të mirë, por të dy ekipet do të luajnë në të njëtin terren. Kemi treguar se mund të luajmë në të gjitha kushtet atmosferike”, tha Foda.



Të tjera
7 arsye pse një grua duhet të lindë fëmijën e parë përpara të 30-ave
Sllovakia përballet me lëndime, Calzona vlerëson Kosovën
PDK-ja respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kryesia dhe deputetët e saj mblidhen nesër