Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës duke theksuar se vendi nuk duhet të përballet me zgjedhje të reja për shkak të pakënaqësive politike, përcjell KosovaPost.
Murati ka deklaruar se rezultati zgjedhor duhet respektuar dhe se kërkesat për zgjedhje të reja nuk mund të bazohen në pakënaqësi të partive opozitare.
“Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje veç pse partive opozitare nuk po u pëlqen rezultati që ua ka dhënë populli,” ka thënë ai.
Tutje, ai ka komentuar edhe çështjen e dekretit të presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar se ai ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën.
“Dekreti ishte në shkelje të Kushtetutës,” ka shtuar Murati.



Të tjera
Evropa të marrë në dorë drejtimin e botës së lirë
Gërvalla e Barishiq flasin për bashkëpunim në fushën e ekstradimit
Aktualisht nuk ka negociata me SHBA-në