Katër tifozë shqiptarë, u arrestuan të martën në territorin e Serbisë nën dyshimet se kishin shpalosur bluza me motive kombëtare.
Ata akuzohen për nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.
Tifozët e arrestuar pritet që sot të dalin para Gjykatës.
Lajmin e dha deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.
“Kam ndjekur dhe jam informuar nga Ambasada jonë në Beograd mbi katër djemtë tanë të ndaluar atje dhe procesin gjyqësor nesër. Më shumë informacion nesër”, tha Balla të mërkurën mbrëma.



Të tjera
Thashethemet në vendin e punës
Vritet komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare iraniane, Ali Reza Tangsiri
Super-gonorrea ngre shqetësime në Britani