Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një mbledhje të Qeverisë në nëntor të vitit të kaluar kishte miratuar një pako mbështetëse financiare për Kombëtaren e Kosovës në futboll.
Në atë mbledhje Kurti kishte bërë të ditur se 500 mijë euro do të ndahen për Kombëtaren në rast të fitores ndaj Sllovakisë.
“Një lajm të mirë e kemi për përfaqësuesen tonë në futboll, për djemtë, me të cilët jemi krenarë në çdo ndeshje. Për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimeve në Kupën e Botës 2026, kalimin në fazën e play-offit, me vendim të Qeverisë, sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim. Në fazën e radhës hyjmë me plot vetëbesim.
Besimin tonë në ta po e shprehim me zotimet tona për ta: së pari, në rast fitoreje ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë prej 500 mijë eurove; së dyti, në rast të kualifikimit në Kupën e Botës, zotohemi edhe për 1 milion euro të tjera shpërblim. Përpara Kosovë. Gjithmonë me ty!”, kishte deklaruar Kurti.



Të tjera
Më tha që edhe Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni për këtë rast
Si të lini përshtypje të mirë përmes telefonit, 4 këshilla
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit