Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit pas një pune intensive hetimore dhe operacionale, ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, transmeton KosovaPost.
Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit N.M., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
“Gjatë kontrollit të realizuar në vendbanimin e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar pjesë të uniformës së Policisë, si dhe prova të tjera materiale që lidhen me rastin.
Në kuadër të hetimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerren veprime të mëtejme për zbardhjen e plotë të rastit” njofton policia.



Të tjera
Ky është formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Polonisë
Harroni gjërat? Neuroshkenca thotë se mund të jetë një avantazh i fshehur i trurit
Së shpejti në Qeveri e Kuvend pakoja për Reformën në Drejtësi