Kosova ka barazuar 1:1 në ndeshjen me Sllovakinë.
Fillimisht ishte Sllovakia që shënoi golin e parë në minutën e gjashtë ndërsa Kosova nuk vonoi për ta barazuar.
Veldin Hoxha realizoi me të majtën nga afro 18 metra pas pasimit nga Mërgim Vojvoda.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e luan sonte ndeshjen më të rëndësishme deri më tani. Në Stadiumin Nacional në Bratislavë, Kosova luan me Sllovakinë nga ora 20:45, në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Botërorin 2026.



Të tjera
Me këtë atmosferë, shpresoj se do ta fitojmë ndeshjen e radhës në shtëpi
Jam shumë i zhgënjyer, lojtarët bënë më të mirën
Gjithçka çka duhet të dini për këtë sëmundje