Lumbardh Dellova mungon ndaj Turqisë shkaku i kartonëve – Ekonomia Online

Lumbardh Dellova mungon ndaj Turqisë shkaku i kartonëve

Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova do të jetë mungesa tjetër e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen finale të ‘play-off’-it ndaj Turqisë.

Kombëtarja e Kosovës mposhti Sllovakinë në udhëtim me rezultat 4-3 duke siguruar finalen e madhe për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Në këtë finale të ‘play-off’-it, “Dardanët” do të luajnë ndaj Turqisë në stadiumin Fadil Vokrri, të martën, më 31 mars, nga ora 20:45.

Megjithatë, kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë për ekipin tonë kombëtar, pasi listës së mungesave i është shtuar edhe një lojtar.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Lumbardh Dellova, i cili pas ndëshkimit me karton të verdhë ndaj Sllovakisë, ka plotësuar numrin e kartonëve.

Është vet Dellova, i cili ka konfirmuar një gjë të tillë gjatë një prononcimi për Telegrafin, pas ndeshjes në Bratislavë.

Kështu, pas Amir Rrahmanit dhe Leon Avdullaut, të lënduar, Dellova bëhet lojtari i tretë i formacionit që do të mungojë ndaj Turqisë.

Vendin e tij në listën prej 23 futbollistëve pritet të zë Leard Sadriu ose Ron Raçi. /Telegrafi/