Tensione në rritje janë raportuar në kryeqytetin iranian, ku mbrojtja ajrore është aktivizuar në disa zona të qytetit.
Sipas tre burimeve të pranishme në terren, janë dëgjuar sisteme të mbrojtjes ajrore në funksion në pjesë qendrore dhe lindore të Teheranit. Një prej burimeve, që ndodhej në lindje të qytetit, deklaroi se në distancë janë dëgjuar edhe shpërthime.
Ndërkohë, mediat iraniane konfirmojnë se mbrojtja ajrore është aktivizuar në disa zona të kryeqytetit, pa dhënë ende detaje të mëtejshme mbi arsyet e këtij zhvillimi.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet iraniane, ndërsa situata mbetet e paqartë dhe në zhvillim./euronews



Të tjera
Shega, fruti që parandalon plakjen e parakohshme
Komandanti i FSK-së priti në takim Rreshter Majorin Komandues të Gardës Nacionale të Ajovës
Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit