Trumpi zgjedh zëvendësin e tij për president

Vance mohon praninë afatgjate, thotë se çmimet e karburantit do të ulen

Derisa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit hyn në muajin e dytë, zv/presidenti i SHBA-së, JD Vance, dha garanci se SHBA-ja nuk ka plane për të qëndruar në Iran për një periudhë të zgjatur pas operacioneve ushtarake, transmeton Anadolu.

Duke folur për gazetarin e pavarur Ben Johnson, Vance theksoi se përfshirja ushtarake amerikane është e kufizuar dhe e përkohshme. Ai tha se SHBA-ja do të përmbushë objektivat e saj shpejt dhe do të tërhiqet.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë për këtë, se nuk jemi të interesuar të qëndrojmë në Iran një vit më vonë apo dy vite më vonë”, tha Vance.

Ai shtoi se SHBA-ja thjesht po kryen detyrat e saj dhe do të largohet së shpejti nga vendi.

“Do të largohemi së shpejti dhe çmimet e karburantit do të ulen”, premtoi ai.