Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka një porosi të rëndësishme për tifozët kosovarë, rreth biletave të ndeshjes Kosovë – Turqi.
Kombëtarja e Kosovës arriti që të kualifikohej në finalen e madhe të “play-offit” më 31 mars, të cilën do ta organizojë në shtëpinë e saj në “Fadil Vokrri” dhe përballë do të ketë Turqinë.
Biletat për këtë ndeshje kishin dalë në shitje, dy ditë para ndeshjes me Sllovakinë, të cilën Kosova e fitoi 4-3 në Bratisllavë, e që luhej në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit”. Biletat dolën në shitje, ende pa u ditur se çfarë karakteri do të kishte ndeshja, miqësore apo finale.
Me gjithë këtë diskutim mbi biletat, tashmë ka reaguar edhe kryetari i FFK-së, i cili ka bërë një kërkesë të veçantë për tifozët e Kosovës, para përballjes së madhe me Turqinë.
Ai u ka thënë atyre që biletat e tyre mos t’i shesin, dhe ka bërë thirrje që ato sidomos mos t’i shiten tifozëve turq.
“Duhet të lirohemi prej kësaj që të jemi në stadium, është fatlum ai që ka blerë biletë. Ju lutem mos i keqpërdorni biletat, edhe në rast që e jepni, atëherë jepni në familjen tuaj dhe jo te kojshitë, pra të mos bëhen më shumë turq”, tha fillimisht Ademi për “Radio Kosova”.
Tutje, ai tha se bileta më nuk ka në dispozicion, duke u ankuar në kapacitetin e vogël të stadiumit “Fadil Vokrri”.
“Fadil Vokrri është aq i vogël dhe nuk ka kapacitet, nuk kemi nga të dalim pavarësisht kërkesave për bileta. Uroj dhe shpresoj që festa të mos bëhet në stadium, por si festë e historisë të jesh në shesh, pranë televizorit në ekran ose në kafene tona”, shtoi Ademi tutje.
Ndeshja Kosovë – Turqi do të luhet të martën e 31 marsit në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në Kampionatin Botëror 2026, që mbahet në Amerikën e Veriut./GazetaExpress/



Të tjera
Kurti përkujton m@sakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura…
Pas largimit të Oravit, BE-ja me u.d në Kosovë/ Kush është Eva Palatova
Hudhra mund të kurojë shumë infeksione