Lojtarët e Kosovës kanë vijuar përgatitjet për finalen e “play-off”-it për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2026 ndaj Turqisë që do të zhvillohet të martën në “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” pavarësisht motit me reshje shiu dhe temperaturave të ulëta kanë treguar përkishtim maksimal në stërvitjet e radhës.
“Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë pozitive, teksa gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë fizike dhe plotësisht të gatshëm për sfidën më të rëndësishme në historinë e futbollit tonë”, shkruan FFK.
Kujtojmë se Kosova mposhti Sllovakinë në udhëtim me rezultat 3:4 për të siguruar finalen e “play-off”-it, aty ku do të mësohet kombëtarja që do të sigurojë biletën për Kupën e Botës.



Të tjera
Ushqimi më i mirë për mëngjes nëse vuani nga hipertensioni
Përpjekje për shtrembërim të së vërtetës historike
Kurti përkujton m@sakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura…