Kombëtarja e Kosovës do ta mbajë stërvitjen e radhës para finales së madhe me Turqinë.
Seanca stërvitore zhvillohet me fillim nga ora 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Të martën e 31 marsit, pritet të jetë një spektakël i madh në kryeqytet ku “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen e tyre jetësore.
Pas fitores me rezultat 3:4 të enjten përballë Sllovakisë, ka mbetur veç edhe një hap që Kosova ta shkruajë historinë.
Në rast fitores kundër turqve, kosovarëve do t’ju plotësohej ëndrra shekullore për të marrë pjesë për herë të parë në një Kampionat Botëror që sivjet zhvillohet në ShBA, Kanada e Meksikë.


Të tjera
Qëllimi ishte të nderohen viktimat
Meshkujt me vetura luksoze nuk u bëjnë përshtypje vajzave që duan lidhje serioze
Vuçiq aktivizon Milan Radoiçiqin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale në Serbi