Për shkak të universalitetit të tij, përkatësisht faktit që mundet lehtë të bashkohet me stilet dhe rrobat e tjera të ndryshme, si dhe ta vishni me atlete të rrafshëta, kjo veshje simpatike do të jetë “mbretëreshë” e vërtetë e modës për sezonin që po vjen.
Fjala është për modelin teksas, fustan, i cili vjen me format më të ndryshme: nga klasikja A, deri te modeli i rrafshët, i plotësuar me tregerë, me prerje që zbulon supet, si edhe me karnerë të mëdhenj.
Në rast se supet janë tërësisht të hapur, blogeret i kanë kombinuar me këmisha, bluza dhe me fanella të zakonshme, me shtresat të cilat do të jenë të pashmangshme në ditët e ndryshueshme të pranverës.
Fustanet teksas janë të freskuar me qëndisma delikate, me kravata, ndërkaq ndër modelet e ndryshme më së shumti është theksuar këmisha-fustan, të cilën në ofertat e tyre i kanë shumica e brendeve.


Të tjera
Fëmijët kokëfortë që sfidojnë prindërit do të jenë më të suksesshëm në jetë
Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante
Qepë, hudhra, uthull molle si antibiotikë natyralë